AKTUALE

Ahmeti në homazhe në Matiçevë të Suharekës, tek nënë Dinorës, nëna e Avni dhe gjeneral Maliq Ndreca

Sot në fshatin Maçitevë të Suharekës, isha në homazhe pranë varrit të nënë Dinorës – nënës së bashkëluftëtarëve të mi, Avni dhe Gjeneral Maliq Ndreca.

Me këtë rast, i shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta djemve dhe vajzave të saj, nipave e mbesave, dhe gjithë familjes, duke nderuar thellësisht kontributin e saj të çmuar dhe sakrificën që përfaqëson.

Nënë Dinorja lindi dhe rriti bij që i dolën zot Atdheut, që luftuan me nder dhe guxim në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Prehu në paqe, nënë Dinore!
Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut!

Banner

Related posts

Sulme verbale dhe fyerje të rënda në Kuvend – Stoilkoviç sulmon edhe deputeten shqiptare

Gjyla Halili

Edit Shkreli, Gjyqtarja e parë shqiptare kandidate në Gjykatën në Nju-Jork

admin

Iljaz Veseli ndan 14 vendime pune për të punësuarit në arsim në Saraj

Gjyla Halili