AKTUALE

Nikollovski-Lugaliu: Veprim i përbashkët kundër çdo tentative për kontrabandë në Bllacë – Hani i Elezit

Me vendosjen e sistemit me një ndalesë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit me Republikën e Kosovës, pritet qarkullim i përshpejtuar i udhëtarëve, kontroll efikas dhe veprim i përbashkët për parandalimin e çdo tentative për kontrabandë.

Siç kumtuan nga Drejtoria doganore, këto ishin disa nga temat kryesore të takimit të mbajtur mes drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me delegacionin kosovar të kryesuar nga drejtori i Drejtorisë doganore, Agron Lugaliu, zëvendësministri i Financave dhe Punës, Agon Dobruna, dhe drejtori i Kufijve, Fahri Gashi.

Nikollovski, së bashku me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, theksohet, kanë inspektuar gjendjen në vendkalimin kufitar me qëllim të përmirësimit të masave që po ndërmerren çdo ditë për përmirësimin e kontrollit në çdo hyrje dhe dalje të udhëtarëve dhe mallrave.

Vendkalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit është një nga më të frekuentuarit, në të cilin në nivel vjetor kalojnë më shumë se katër milionë udhëtarë.

Shkëmbimi tregtar me Kosovën vitin e kaluar arriti në 470 milionë euro. Mesatarisht në këtë vendkalim kalojnë mbi 500 kamionë çdo ditë.

Këtë vit në tremujorin e parë Në këtë vendkalim kanë kaluar 48 mijë kamionë, prej të cilëve 27 mijë kamionë të mbushur dhe 21 mijë kamionë bosh, theksojnë nga Drejtoria doganore.

Related posts

LSDM: “Swarovski” gjyqësia po kthehet, VMRO dëshiron kontroll s’do drejtësi!

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj:5 minuta kohë dhe numrin 5,dëshmon ekzitencën tënde

admin

Ndryshimet ligjore për kontabilistët sot para Kuvendit

Gjyla Halili