AKTUALE

DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste IRGC-në

Banner

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar Kosovën për qëndrimin e saj të qartë kundër terrorizmit.

Një vlerësim i tillë vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste.

Sipas Byrosë për Kundërterrorizëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, ky hap shihet si një tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe luftës kundër terrorizmit.

“Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, shkruan DASH në platformën X.

Ndryshe, më 20 prill Qeveria e Kosovës ka marr vendim për shpalljen e Organizatës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të vendit në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

“Ky propozim vendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës. IRGC-jq është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Është një pozicion i qartë i Kosovës dhe të aleatëve të saj në luftën e përbashkët në luftën kundër terrorizmit”, tha Kurti.

Related posts

Tre shtetas nga Maqedonia sulmojnë, fyejnë dhe kërcënojnë policët gjermanë..!?

Gjyla Halili

BDI: Marrëveshja e Ohrit është themeli i shtetit dhe garancia e së ardhmes europiane

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Uskana në këmbë, zëri i dinjitetit dhe i unitetit kombëtar”

Gjyla Halili