AKTUALE

Nikollovski-Lugaliu: Veprim i përbashkët kundër çdo tentative për kontrabandë në Bllacë – Hani i Elezit

Me vendosjen e sistemit me një ndalesë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit me Republikën e Kosovës, pritet qarkullim i përshpejtuar i udhëtarëve, kontroll efikas dhe veprim i përbashkët për parandalimin e çdo tentative për kontrabandë.

Siç kumtuan nga Drejtoria doganore, këto ishin disa nga temat kryesore të takimit të mbajtur mes drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me delegacionin kosovar të kryesuar nga drejtori i Drejtorisë doganore, Agron Lugaliu, zëvendësministri i Financave dhe Punës, Agon Dobruna, dhe drejtori i Kufijve, Fahri Gashi.

Nikollovski, së bashku me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, theksohet, kanë inspektuar gjendjen në vendkalimin kufitar me qëllim të përmirësimit të masave që po ndërmerren çdo ditë për përmirësimin e kontrollit në çdo hyrje dhe dalje të udhëtarëve dhe mallrave.

Vendkalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit është një nga më të frekuentuarit, në të cilin në nivel vjetor kalojnë më shumë se katër milionë udhëtarë.

Shkëmbimi tregtar me Kosovën vitin e kaluar arriti në 470 milionë euro. Mesatarisht në këtë vendkalim kalojnë mbi 500 kamionë çdo ditë.

Këtë vit në tremujorin e parë Në këtë vendkalim kanë kaluar 48 mijë kamionë, prej të cilëve 27 mijë kamionë të mbushur dhe 21 mijë kamionë bosh, theksojnë nga Drejtoria doganore.

Banner

Related posts

BDI: Caktimi i mbledhjes për debat publik për rinegocimin e Marrëveshjes së Ohrit është sulm mbi themelet e tolerancës ndëretnike

Gjyla Halili

VLEN: BDI e zhytur në korrupsion është pengesë për drejtësinë e vërtetë në rastin e Llaskarcës

Gjyla Halili

Komunikacioni po zhvillohet rrjedhshëm, nëpër rrugë të lagështa

Gjyla Halili