AKTUALE

Drenas, përkujtohen dëshmorët dhe martirët te “Lisat binak” dhe pranë Kompleksit memorial “Pëllumbat e lirisë”

Me rastin e përvjetorit të rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, në Tërstenik dhe Negroc, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në shënimin e ditës përkujtimore, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tyre.

Deklarata e z. Lladrovci në rrjetin social:

Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, me familjarë të tyre, veteranë të UÇK-së, deputetë, qytetarë e bashkëpunëtorë, morëm pjesë në homazhe për nder të jetës dhe veprës së dëshmorëve e martirëve në Tërstenik te “Lisat binak” dhe Kompleksin memorial “Pëllumbat e lirisë” në Negroc, për dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjajt, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.

Është ditë e mbushur me emocion për atdhedashurinë e tyre, për sakrificën e dëshmorëve e martirëve, është ditë e mbushur me dhimbje për kujtimin ndaj dëshmorëve e martirëve, është ditë krenarie kur kujtojmë e nderojmë më të mirët e kombit, më të devotshmit dhe më të dëshmuarit, atëherë, kur Kosovës i duheshin më së shumti.

Përgjithmonë mirënjohës ndaj kontribuuesve shekullor për liri, në veçanti, lavdi e nderim i përjetshëm për çlirimtarët, të cilët i dolën përball armikut mijëra herë më të armatosur dhe më shumë në numër, por, të bindur se liria është më e çmuar se jeta dhe çlirimi vije nga gryka e pushkës.

Nderimi ynë më i madh për dëshmorët dhe martirët e kombit është fuqizimi i shtetit, puna me përkushtim për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe zbatimin e barazisë para ligjit.

Lavdi të përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/18z4gjv53Q/?mibextid=wwXIfr

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË TAKIMIN LAMTUMIRËS TË AMBASADORIT MRS GEORG WAUTSAS

admin

Faton Ahmeti iftarë me KV “Shipkovicë”, “Bozovcë”, “Veshallë”, “Brodec”, “Rasadishtë”, “Gajre” dhe “Lisec” në Malësinë e Tetovës

Gjyla Halili

Arbër Pajaziti: Një event përkujtimor që Bujanoci nuk do ta harrojë

Gjyla Halili