AKTUALE

MF: Miratohet Programi i plotësuar afatmesëm për rezervat e mallrave – do të magazinohen 1.300 tonë oriz për konsum 60-ditor

Dje, Kuvendi miratoi Programin për plotësimin e programit afatmesëm për krijimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave, propozuar nga Ministria e Financave.

Në rezervat e mallrave do të ruhen 1.300 tonë oriz, respektivisht 2.400 tonë oriz të papërpunuar, ku do të sigurohet konsumi 60-ditor për popullatën dhe për të cilat nevojiten rreth 100 milionë denarë.

Orizi si kulturë me rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën e vendit dhe i përshtatshëm për ruajtjen si rezervë mallrash, përfshihet me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit të Rezervave të Mallrave.

Rezervat e mallrave krijohen nga produktet që kanë rëndësi jetike për popullatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të shfrytëzohen në rast të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore, katastrofave ekologjike, si dhe gjatë çrregullimeve të mëdha të tregut.

Rezervat e mallrave përbëhen nga: gruri, misri, elbi, orizi i papërpunuar, kripa ushqimore, vaji i papërpunuar i lulediellit, derivatet e naftës, barnat dhe pajisjet mjekësore.

Banner

Related posts

Pagat vazhdojnë të rriten: Mbi 7% të ardhura më të larta në shkurt në Maqedoni

Gjyla Halili

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e zjarrit të spitalit modular në Tetovë, për shkak të fakteve të vërtetuara pa kujdes në aktgjykim

Gjyla Halili

“Kirilit dhe Metodit” 29 projekte, UT-së vetëm 1, FNA pyet: A i diskriminon MASH-i universitetet shqiptare?

Gjyla Halili