AKTUALE

Bajram Rexhepi në vizitë tek shtabi në Xhepçisht: Më 19 tetor, e kthejmë dinjitetin për Tetovën!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi një vizitë në shtabin zgjedhor të Xhepçishtit, ku u prit me entuziazëm nga banorët dhe aktivistët lokalë. Vizita kishte karakter mobilizues dhe vlerësues ndaj angazhimit të strukturave në këtë zonë të rëndësishme të komunës.

“Po bashkëbisedojmë me qytetarët për të rritur edhe më tej mobilizimin drejt 19 tetorit – dita kur kthejmë dinjitetin për Tetovën,” u shpreh Rexhepi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe pjesëmarrjes masive në votime.

Nën moton #BashkëPërTetovën, Rexhepi shpalosi vizionin e tij për një qeverisje të drejtë, transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Ai falënderoi ekipin e shtabit të Xhepçishtit për punën dhe përkushtimin në terren, duke u shprehur i bindur në fitoren e 19 tetorit.

Banner

Related posts

Porti i Durrësit, Varhelyi i përgjigjet opozitës: MSA ka rëndësi maksimale, projektet të jenë në përputhje me parimet e transparencës

admin

Mexhiti në ‘Top Tema’: Do të jem në terren jo në karrige, do të jem afër qytetarëve!

Gjyla Halili

Thaçi: Ka qenë e planifikuar që PDSH të zhbëhet nga skena politike

Gjyla Halili