AKTUALE

Ministrja Dimitrieska-Koçoska në Forumin e 10-të Ekonomik të Delfit

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska nga sot deri më datën 11 prill do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili bashkon politikëbërësit, presidentët, kryeministrat, ministrat, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe të akademikëve, si dhe ekspertët nga më shumë se 55 vende të botës.

Siç iformon Ministria e Financave, Forumi, përmes paneleve të shumta të diskutimeve, do të fokusohet në tema të ndryshme globale dhe rajonale që lidhen me sigurinë gjeopolitike dhe ndërkombëtare, ekonominë botërore, ndryshimet klimatike, energjetikën, turizmin, teknologjinë, si dhe shoqërinë.

Në ditën e dytë të forumit do të debatohet për financat dhe ekonominë, ku ndër të tjera do të hapen çështjet e strategjive për rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar, tranzicionin drejt modeleve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimin e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen, partneritetet strategjike për avancimin e konkurrencës dhe sigurisë ekonomike, strategjinë e re industriale të BE-së, si dhe politikat e kohezionit të BE-së pas vitit 2027. Njëkohësisht, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfshihen në debate dhe shkëmbim idesh, si dhe të diskutojnë për zhvillimin e të ardhmes.

Forumi ekonomik i këtij viti është i dhjeti me radhë, ku tradicionalisht mbahet në qytetin e lashtë grek të Delfit. Forumi, si organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse me karakter ndërkombëtar ka për qëllim që të paraqesë gjendjet reale dhe të kërkojë zgjidhje për përballimin e sfidave globale dhe sigurimin më të qëndrueshëm dhe prosperues të së ardhmes.

Banner

Related posts

Micotakis: Edhe pse nuk isha dakord me Marrëveshjen e Prespës, duhet ta respektoj, tani të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe nga qeveria e re në Shkup

Gjyla Halili

Asllan Koka zbardh mashtrimin e radhës të Bilall Kasamit

Gjyla Halili

Ironia/ Suella Braverman fton shqiptarët për çaj mali, shkrimtarja Ypi: Do kërkojë ndjesë për fyerjet që ka bërë

admin