AKTUALE

Taravari: Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së

Lideri i ASH-së, Arben Taravari ka folur sërish për situatën e fundit në VLEN dhe në qeveri.

Duke folur për zhvillimet e fundit në këtë koalicion dhe duke komentuar deklaratën e tij se të gjithë në VLEN komunikojnë me BDI-në, Taravari tha se Izet Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së.

Unë dua të jem i sinqertë deri në fund. T’ja sqaroj opinionit deri në fund. Për shembull zotëri Mexhiti ka komunikim me plot njerëz në BDI.
Nëse jo me Ali Ahmetin?
Ka me Musa Xhaferin. Ose ka me Fatmir Deharin. Ose ka me një eksponent. Edhe deputetët tanë në Kuvend kanë komunikim. Besoj edhe të Besës, jo që janë të izoluar. Unë nuk them se unë insistoj dhe se se kryetarët janë takuar bashkë, por komunikime në një shtet ku janë 1.5 milionë e ku në Parlament janë 120 deputetë, është normale se do të komunikojnë”, tha Taravari në ClickPlus.

Banner

Related posts

Mexhiti nga Uashingtoni: Angazhimi për një të ardhme të gjelbër mbetet prioriteti ynë

Gjyla Halili

Osmani për Dialogun Strategjik: Parashihet heqja e vizave me SHBA

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili