AKTUALE

Fetahu dhe Snopçe në takimin e liderëve të VLEN-it, Taravari nuk merr pjesë

Sonte në ora 20.00 pritet të mbahet mbledhja e liderëve të VLEN-it. Në mbledhje janë thirrur të gjithë liderët, Arben Taravri, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi.
Siç mëson portali TS, Taravari nuk do të merr pjesë në këtë takim, por si të deleguar do të jenë zv.kryeministri Arben Fetahu dhe deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Ky takim pritet të jenë me tona të nxehta pas përplasjeve të fundit mes ASH-së dhe tre liderëve tjerë. Portali TS gjatë ditës ka raportuar se sonte ose brenda javës Kasami, Mexhiti dhe Ibrahimi do të marrin vendim që ASH-në dhe Arben Taravarin ta largojnë nga koalicioni VLEN.

Banner

Related posts

Kasami prezanton aderimin e radhës në BESA

Gjyla Halili

Bruno Ceka mbledh bashkë gjeneratën e parë të Shkëndijës 

admin

Kryetari i shoqatës “Malësia” Kaliforni, Sheki Krniç: Skënderbeu mbetet simbol i pavdekshëm i kombit shqiptar

Gjyla Halili