AKTUALE

Fatlind Selmani: Kur u krijua VLEN, pritshmëritë ishin të larta

Shkruan Fatlind Selmani:

Kur u krijua VLEN, pritshmëritë ishin të larta: një koalicion që do të thyente monopolin politik dhe do të sillte një qeverisje ndryshe. Por, në vend që të fokusohemi tek qytetarët dhe pritjet e tyre, duket se disa janë më të shqetësuar për pozicionin e vet në tavolinë.

Nëse për disa VLEN është vetëm një mundësi për të siguruar pushtet, atëherë ata kanë keqkuptuar gjithçka. Shqiptarët nuk e dhanë votën për t’u bërë spektatorë të lojërave të zakonshme politike. Ata presin punë, rezultate dhe një përfaqësim të denjë, jo justifikime dhe debate boshe.

Ky koalicion ose do të qëndrojë mbi parimet për të cilat u krijua, ose do të bëhet thjesht një eksperiment i dështuar. Dhe përgjegjësia nuk do të jetë e kundërshtarëve, por e atyre që nuk kuptojnë se pushteti nuk është qëllim në vetvete, por një mjet për të ndryshuar realitetin.

Koha e eksperimentimeve ka kaluar.

O dëshmojmë se jemi ndryshe, o mbetemi thjesht një tjetër zhgënjim në sytë e qytetarëve.

Banner

Related posts

Ramadani: Arnaqia foli me një zë të fuqishëm për fitoren në Saraj

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari takon senatoren Roys dhe znj. Rude, njihet me procesin zgjedhor

Gjyla Halili

Çfarë po paralajmëron Zoran Zaev ?

admin