AKTUALE

Ali Ahmeti takon ambasadorin e Zvicrës Christoph Sommer – vlerësohen marrëdhëniet dhe proceset integruese

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim miqësor me Sh.T.Z. Christoph Sommer, Ambasador i Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionale ndërmjet Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

Ahmeti vlerësoi mbështetjen e Zvicrës përmes programeve të ndryshme të bashkëpunimit, veçanërisht në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, si dhe mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve ujore.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe avancimit të proceseve dhe marrëveshjeve kyçe që kanë kontribuar në stabilitetin e vendit dhe perspektivën e tij evropiane. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë u vlerësuan si baza të rëndësishme për paqen, bashkëjetesën ndëretnike dhe integrimin euroatlantik.

Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj reformave demokratike dhe proceseve zhvillimore në vend, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Banner

Related posts

Saliu alarmon për kujdes/ Shqiptarët posaçërisht kosovarët mund të sulmohen në qendër të Shkupit nesër?!

Gjyla Halili

Ky është skenari i VMRO-së dhe i VLEN-it për t’ia marrë dy deputetë Frontit Europian

Gjyla Halili

26 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

Gjyla Halili