AKTUALE

Kasami ultimatum Taravarit: Ose me ne ose me BDI-në

Banner

Përplasjet mes Tarvarit dhe Bilall Kasamit dita ditës po rriten. PAs debatit të nxehtë ditë më parë në mbledhjen e fundit, sot Kasami ka kërcënuar Tarvarin duke i dhënë edhe ultimatum që ai të vendos ose me VLEN ose le të del i vetëm.

“Tashmë bisedimet kanë kaluar në fazën ku Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Taravari, duhet të vendosë nëse do të garojë në një listë të përbashkët me koalicionin VLEN ose do të dalë e vetme në zgjedhje,” u shpreh Kasami. Sipas tij, pjesa tjetër e koalicionit tashmë ka vendosur të vazhdojë së bashku.
Nga ana tjetër, Bilall Kasami ka kërkuar nga partnerët e tij që Arben Taravrin ta largojnë nga VLEN-i dhe të garojnë të vetëm në zgjedhje, por një gjë të tillë nuk kanë pranuar as Izet Mexhiti e as Zeqirja Ibrahimi./TS/

Banner

Related posts

Deputeti i 8 i VLEN-it në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, Mexhiti: E konfirmon legjitimitetin tonë tek shqiptarët

Gjyla Halili

Ajdari: Koaliconi “vlen” nuk ju vlen as shqiptarëve e as kryeministrit

Gjyla Halili

Osmani dënon sulmet e Iranit, por edhe të Izraelit në Gaza

Gjyla Halili