AKTUALE

Pensionistët nga 1 prilli do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë

Pensionistët do të marrin rritje prej 2500 denarë me pensionin e marsit. Do të paguhet në fund të marsit ose në fillim të prillit. Me këtë rritje, rritja totale lineare arrin në 5.000 denarë, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, duke zvogëluar dallimin mes qytetarëve më të varfër dhe më të pasur.

Mickoski njoftoi se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar rritje të moshës për pensionim. Por, Qeveria e kundërshtoi këtë kërkesë, duke lejuar punë deri në moshën 67 vjeçare vetëm për ata që dëshirojnë.

Gjithashtu, FMN-ja këmbënguli në rritjen e TVSH-së dhe vendosjen e një takse variabël, por Qeveria e hodhi poshtë me vendosmëri këtë, duke theksuar se do t’i përmbahej taksës së sheshtë.

Qeveria ka siguruar një kredi prej 250 milionë eurosh me interes 1.95 për qind, me qëllim mbështetjen e kompanive. Sipas Mickoskit, ka interes për financim prej 500 milionë eurosh, me çka mund të hapen 10.000 vende të reja pune.

Banner

Related posts

DOSJE PUBLIKE PËR PROVAT, EPISODET, DËSHMITË, DOKUMENTET DHE ARSYETIMIN GJYQËSOR

Gjyla Halili

Naim Samiu shpallet kampion bote në dy disiplina në Sanya të Kinës

Gjyla Halili

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Kryetarin Ali Ahmeti me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e  Kosovës dhe avansimit politik dhe institucional të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Gjyla Halili