AKTUALE

Toshkovski i shmanget përgjegjësisë për veten, thotë se hetimet do të zgjerohen për rastin në Koçan

Banner

Deri më tani janë duke u hetuar nga organet ligjzbatuese 26 persona lidhur me rastin e tragjedisl në Koçan ku vdiqën 59 persona shumica të rinjë, kjo sipas asaj që tha në Konferencë për shtyp Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ministri potencoi para mediave se ky numër nuk është përfundimtar.

“Për cilindo që konstatohet se ka kryer ndonjë vepër që përbën vepër penale, pa marrë parasysh se a është vepër e marrjes apo mosveprimit, do të ndërmerren procedura përkatëse nga MPB-ja, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Publike kompetente”, tha Toshkovski.

Edhe gjatë koneferencës së tretë për shtyp pas tragjedisë në Koçan Miniustri Toshkovski nuk thotë asgjë nëse e ndien veten përgjegjës për atë që ndodhi në Koçan. Ndryshe Toshkovksi është në krye të MPB-së nga janari i vitit 2024 kur u votua Qeveria teknike me kryeministër Talat Xhaferin.

Banner

Related posts

VLEN: Talat Xhaferi,edhe si kryetar kuvendi edhe si kryeministër tradhtoi universitetet publike!

Gjyla Halili

Buçkovski: “ZNAM” bëri fushatë të gabuar në zgjedhjet parlamentare, krahasuar me ato presidenciale

Gjyla Halili

Mexhiti: Sharri dhe Pelisteri do të kenë qendra të reja informative

Gjyla Halili