AKTUALE

Emisari i BE-së sot në Kosovë, pritet të takohet me udhëheqësit e shtetit

Banner

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, sot do të zhvilloj vizitë zyrtare në Kosovë.

Sorensen do të takohet me krerët e shtetit. Emisari i BE-së do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Kabinetin e Presidentes nga ora 09:45, raporton KosovaPress.

Derisa edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti do ta presë në takim përfaqësuesin e ri të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi Kurti-Sorensen do të fillojë në orën 10:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit me Kurtin, emisari special evropian do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi.

Kjo është vizita e parë e Sorensen pas marrjes së postit në muajin shkurt, duke e zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak.

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas javë më parë ka thënë se gjatë muajit mars do të shikojnë të funksionalizojnë dialogun dhe të shohin sesi të ecet përpara.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, por palët ende nuk kanë filluar zbatimin e saj.

Banner

Related posts

Forumi Shqiptarë kryeson gati në të gjitha vendvotimet,deri më tani 26 vendvotime të numëruara

admin

Ali Ahmeti mesazh Grupit të Zjarrit: “Nuk i zgjedh problemet kojshia, problemet i zgjedh shtëpia”

admin

10 sëmundjet që parandalon uji i kokosit

Gjyla Halili