AKTUALE

Flamujt në gjysmë shtizë, Maqedonia e Veriut në zi për tragjedinë në Koçan ku vdiqën 59 të rinj

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit të djeshme në Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate.

Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.

Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor.

Banner

Related posts

A hani akullore çdo ditë? Ja si ndikon në shëndetin tuaj

admin

A ka përçarje? Zijadin Sela: Arben Taravari nuk është kordinuar me Kuvendin Qëndror të ASH-së për takimin e djeshëm me opozitën shqiptare dhe Kurtin

Gjyla Halili

Familjet me të ardhura të ulëta mund të aplikojnë, që shteti të paguajë 600 deri në 800 denarë nga fatura e tyre elektrike

admin