AKTUALE

Kim Mehmeti: Fëmijët në Koçan dhe të sëmurët në Tetovë i dogji papërgjegjësia jonë!

Nga Kim Mehmeti

Po, ka raste kur fjalët e humbin kuptimin, kur dhembja shkon përtej asaj që mund ta thuash.
Në Koçan humbën jetën të rinjtë që duhej të ishin parajsa e prindërve të vet dhe e këtij vendi.

Dhe si gjithmonë, neve na bashkojnë vetëm tragjeditë dhe popullin që dënesë e ngushëllojnë ata që ndërtuan shtet ku të vetmet ngrehina të sigurta janë vilat e shtrenjta të burrështetasve dhe politikanëve tanë.

Andaj mos pyetni si u ndez dikur spitali modular në Tetovë dhe tani diskoteka në Koçan, sepse ato i dogji mosguximi ynë qytetarë që t’i vërshojmë rrugët e Shkupit dhe t’i tërheqim zvarrë ata që na shohin si numra të pavlerë.

Dhe tani për tani le të jemi pjesë e dhembjes së atyre që kanë humbur të dashurit e vet si dhe le ta pyesim vetveten: sa jemi të gjithë ne fajtorë që kjo Maqedoni e vogël u bë ‘furrë’ e madhe ku digjen njerëz të gjallë! (Kim Mehmeti)

Banner

Related posts

Amet Imeri emërohet drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal

Gjyla Halili

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

Gjyla Halili

Mexhiti për arrestimin e Gurit: Tajmingu është zgjedhur për të bërë presion dhe defokusim

admin