AKTUALE

Vendoset gurëthemeli i objektit të ri të TV Boin

U vëndos sot gurëthemeli i objektit të ri të TV Boin.

Hapja solemne e punimeve u bë nga kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi, Veselko Grubishiq si dhe klerikët fetarë Dom Nosh Gjolaj dhe Xhevahir Arifaj.

Përfaqësuesi i këshillit të diasporës, e cila e financon ndërtimin e objektit, Kolë Ivanaj, anëtari i këshillit dhe një ndër iniciatorët e parë të këtij aktiviteti, Dom Nosh Gjolaj si dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, i përshëndetën të pranishmit.

Në pamundësi të pjesëmarrjes, kryetari i këshillit nga diaspora, Joseph Dedvukaj, në redaksinë e TV Boin kishte dërguar një shkresë e cila u lexua në tërësi.

Pas fjalëve përshëndetëse u vendos gurëthemeli për ndërtimin e objektit të ri nga Kolë Ivanaj, Dom Nosh Gjolaj dhe Lindon Gjelaj.

Banner

Related posts

Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Gjyla Halili

Tetovë, BDI-ja mbledh kryesinë e partisë

admin

Në Gjykatën penale duhet të fillojë gjykimi për aksidentin e trafikut në të cilin jetën e humbi Frosina Kulakova

Gjyla Halili