AKTUALE

Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë, pandërprerë pastron rrugët

Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale – “Rrugëte Maqedonisë” është angazhuar me kapacitet të plotë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore në kushtet e motit dimëror. Me të gjithë mekanizmin dhe fuqinë punëtore në terren, procesi i pastrimit të borës po kryhet pa ndërprerje.

Përveç kësaj, janë angazhuar edhe kompani bashkëpunëtore, të cilat janë përfshirë në operacionet për sigurimin e qarkullimit të sigurt në rrugët magjistrale dhe rajonale.

Nga NP “Maqedonia Pat” u bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore të detyrueshme. Gjithashtu, rekomandohet që qytetarët të informohen paraprakisht për gjendjen e rrugëve përmes shërbimeve të trafikut.

Qarkullimi në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, me dëborë të pranishme në shumë segmente të rrugëve. NP “Maqedonia Pat” garanton se po ndjek nga afër situatën dhe po ndërhyn në kohë për të siguruar lëvizjen e pandërprerë dhe të sigurt të automjeteve.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti : Vrasja makabre në Pejë është e papranueshme dhe shpresojmë të mos përsëritet më!

Gjyla Halili

Mickoski paralajmëroi kredi të re shtetërore për financimin e projektit Hekurudha Korridori 10

Gjyla Halili

Edi Rama: Objektivat e përbashkëta të Kosovës e të Shqipërisë janë integrimi në BE dhe NATO

Gjyla Halili