Në kuadër të takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian – Maqedonia e Veriut, deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka shkruar rreth çështjeve të ngritura në takimin e përbashkët.
I njoftuam eurodeputetët për situatën e rënduar në të cilën na ka sjellë kjo qeveri me legjitimitet monoetnik edhe atë përmes shfuqizimit të balancuesit apo heqjes të së drejtës për deklarim të përkatësisë etnike me anë të të cilit është sulmuar rëndë themeli i Marrëveshjes së Ohrit, ka deklaruar znj. Ajdari.
Postimi i plotë:
Sot në Kuvend në kuadër të takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar Bashkimi Evropian – Maqedonia e Veriut që mbahet më 26 dhe 27 shkurt përpara eurodeputetëve ngritëm shqetësimet për zhvillimet e brendshme politike, për kahjen e gabuar që ka marrë pushteti me veprimet të cilat tentojnë dhe kanë për qëllim zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit si dhe drejtimin kaotik të cilin po e shfaq me politikën e jashtme e veçanërisht me mungesën e iniciativave konkrete për çbllokimin e procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
I njoftuam eurodeputetët për situatën e rënduar në të cilën na ka sjellë kjo qeveri me legjitimitet monoetnik edhe atë përmes shfuqizimit të balancuesit apo heqjes të së drejtës për deklarim të përkatësisë etnike me anë të të cilit është sulmuar rëndë themeli i Marrëveshjes së Ohrit. Krahas kësaj, një përpjekje politike nga ana e pushtetit ishte edhe abrogimi i dispozitave të ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese ku do të cënohej më tepër përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.
Poashtu theksuam situatën alarmante në institucionet e vendit me ç’rast çdo ditë të njejtat po spastrohen nga shqiptarët dhe zëvendësohen me të tjerë pa asnjë kriterium.
Në fund bëmë të ditur se nëse Maqedonia e Veriut do të ecë përpara si shtet dhe shoqëri multietnike, duhet urgjentisht të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të ruhet por edhe të zhvillohet fryma dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit e cila erdhi si rezultat i një marrëveshje në mes komunitetit maqedonas dhe komunitetit shqiptar si komunitet i dytë shumicë në Maqedoninë e Veriut e njëkohësisht duke respektuar edhe të drejtat e komuniteteve të tjera joshumicë që jetojnë në këtë shtet.