AKTUALE

Pritje madhështore për Ali Ahmetin në Çair

Sot lideri i BDI z. Ali Ahmeti pati vazhdën e takimeve me popullin në Çair, nga fotot që u publikuan dëshmohet mbështetja për BDI-në në Çair dhe pjesëmarrja masovike e njerëzve.

Në profilin zyrtar të Ali Ahmetit në Facebook u ndanë pamjet e këtij takimi si dhe mesazhet që ai kishte për popullin.

Postimi i plotë:

Sonte në Shkupin e Vjetër, në mbledhjen me popullin, të organizuar nga Dega e BDI-së në Çair, pa dyshim, dëshmuam edhe një herë se populli ynë beson dhe mbështet kauzën tonë. Sallën e mbushën shumë qytetarë dhe jashtë saj, shumë të tjerë, duke treguar besimin që kanë në çdo hap që ne kemi bërë dhe do të bëjmë.

Faleminderit nga zemra çdo qytetari të pranishëm, veçanërisht atyre që ishin jashtë sallës, që edhe pse nuk ishin brenda, treguan se janë gjithmonë pranë nesh dhe kauzës sonë. Pjesëmarrja e tyre është dëshmi e fuqishme e besimit të patundur në BDI dhe në aspiratat tona.

Shqetësimet që ata shprehën janë alarmante, sidomos largimi i shqiptarëve nga puna dhe presionet e ndryshme në vendet e punës, që po dëshmojnë gjendjen e vështirë të shqiptarëve në institucione të ndryshme.

Ne, pa asnjë hezitim, do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e arritura, gjuhën shqipe dhe do të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për ta minuar Marrëveshjen e Ohrit. Të drejtat i fituam me gjak dhe, siç e dimë, gjaku as nuk thahet e as nuk lahet.

BDI nuk ka humbur, por kanë humbur shqiptarët. BDI nuk ka humbur, por kanë humbur proceset. Sa më shumë që BDI po forcohet, aq më shumë po çelikoset.

Ata fituan me një fushatë antishqiptare, duke trilluar dhe duke përhapur idenë e bdizimit dhe shqiptarizimit të Maqedonisë, por gabuan rëndë.

Ne, të bashkuar dhe të vendosur, do ta dëshmojmë përpara çdo faktori politik se të arriturat tona, të fituara me gjak dhe sakrificë, nuk i lëmë askujt të i zhbëjë!

Related posts

KRYETARI I KËSHILLIT BOTËROR I KOMUNITETEVE MUSLIMANE DR.ALI RASHID EN NUAJMI TAKON NË PRISHTINË TRE KRYETARËT E BASHKËSIVE ISLAME TË KOSOVËS, SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË SË VERIUT

Gjyla Halili

Grubi: I përjetshëm qoftë kujtimi për familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit

admin

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili