AKTUALE

Bekteshi: Qytetarët kanë filluar ta thërrasin kryetarin e Çairit me nofkën “komshiu”, eksponentët e komunës i kanë komshi në çdo objekt që ndërtohet

Kreshnik Bekteshi nga BDI në Daily Click në TV21 tha se kryetarin e komunës së Çairit qytetarët po e thërrasin “komshi”. I pyetur se çfarë nënkupton kjo, Bekteshi tha se kjo ndodhë pasi eksponentë që menaxhojnë dhe kanë menaxhuar me këtë komunë, “kanë pronë në çdo ndërtesë” që ndërtohet në këtë komunë.

“Ka filluar edhe një thënie mes qytetarëve, në veçanti për mënyrën e menaxhimit të komunës së Çairit nga kryetari aktual, ai tash mund edhe të gazmohet…të preket nga ajo çfarë e them, por në nivel të Maqedonisë për një kryetar komune nofkën ia vendosën kojshi. Edhe tash edhe eksponentëve të ndryshëm në kuadër të komunës së Çairit më nuk ju thonë me kryetar, me zotëri, por u thonë kojshi, për shkak se qytetarët dyshojnë dhe pretendojnë se i kanë kojshi pothuaj se në çdo ndërtim që ndodh në kuadër të komunës së Çairit, eksponentë të ndryshëm që janë pjesë e komunës. E kishim një kryetar komune maqedonas, tash u bë me nofkë edhe një kryetar komune, për fat të keq shqiptar”, tha mes tjerash Bekteshi.

Related posts

“Ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me rradhë motrat dhe vëllezërit opozitarë”, Edi Rama kërkon hetimin e Kryemadhit

admin

Taravari: Ndryshimi është demokraci, është koha që BDI të shkojë në opozitë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në iftar me shoqatat artistike, bjeshkatare, sportistëve

Gjyla Halili