AKTUALE

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, themeli i stabilitetit dhe barazisë, ruajtja e saj është e domosdoshme

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në një takim të organizuar nga dega e partisë në Zhelinë, ku bashkë anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë të rajonit, diskutuan për sfidat e shqiptarëve në vend dhe situatën aktuale politike.

“Gjatë diskutimeve, qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për politikën e pushtetit aktual ndaj shqiptarëve, veçanërisht për largimin e gjithnjë e më shumë shqiptarëve nga vendet e punës dhe përpjekjet për zhbërjen e elementeve themelore të Marrëveshjes së Ohrit. Ata kërkuan angazhim të fortë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, për një përfaqësim më të drejtë dhe adekuat dhe pë ruajtjen e karakterit multietnik të shtetit”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, vijon më tej njoftimi, Ali Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet një dokument kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe barazisë në vend, duke shtuar se angazhimi për ruajtjen dhe zbatimin e saj është i domosdoshëm.

“Ai gjithashtu theksoi se BDI ka qenë dhe mbetet një forcë kryesore në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve, si dhe në sigurimin e një përfaqësimi të drejtë në të gjitha nivelet e pushtetit”.

Ruajtja e Marrëveshjes së Ohrit, sipas Ahmetit, është jetike për të ardhmen e këtij vendi dhe për garantimin e të drejtave të shqiptarëve. “Ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të avancimit të këtyre të drejtave dhe të përfaqësimit të drejtë për shqiptarët dhe për komunitetet e tjera në vend”, tha Ali Ahmeti para të pranishmëve.

Banner

Related posts

Fetai:Albin Kurti, Kryeministri i parë i një vendi i cili qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë dhe pritet nga Qeveria e re e RMV-së.

Gjyla Halili

EDHE HYDAJET HYSENIT SIKUR FAIK REXHEPIT, T’I NGRITET SHTATORE NË PRISHTINË

Gjyla Halili

Dehari: Në Kërçov ka nisë, dhe vazhdon fitorja e Bashkimit Demokratik pér integrim

Gjyla Halili