AKTUALE

Mjegull në akset rrugore Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzalin

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore,nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka nga 50 deri 100 metra në akset rrugore Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzalin, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Bekteshi: Me ruajtjen e energjisë elektrike do të rregullohet “bumi” në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme

admin

Kryeministri Edi Rama të shtunën në takim me komunitetin shqiptarë në New York

Gjyla Halili

From Andes to Amazon: trekking through the Bolivian jungle

admin