AKTUALE

Ahmeti për bashkëpunimin me Taravarin: Do ta shqyrtojmë si situatë nëse del nga Qeveria

Banner

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri. Ai tha se e vlerëson hapin e Arben Taravarit, për të cili tha se ai e ka kuptuar se qeveria është anti-shqiptare.

I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me Taravarin, ai tha se kjo situatë do të shqyrtohet nëse ai del nga Qeveria.

“Do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet tjetër situatë.
Sigurisht, ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, që e ka kuptuar shumë herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare. Akoma nuk është ndërtuar një strategji në këtë drejtim”.

“Ai mund edhe të largohet. Po këto janë çështje të Taravarit. Nuk janë çështje të Bashkimit Demokratik për Integrim, as të Frontit Evropian, janë çështje të brendshme që zoti Taravari do t’i drejtojë dhe do t’i menaxhojë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ai njoftoi se BDI brenda javës do të thirr organet më të larta të partisë dhe do të mbajë mbledhje.

Related posts

Isaku: Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani mundëson arritjen e një qëllimi strategjik për anëtarësimin e shpejtë të RMV-së në BE

Gjyla Halili

Aksident në Shkup, lëndohen tre persona
by D V

Gjyla Halili

Kryeministri Mickoski në vënien e gurthemelit të një kopshti në Trubarevë

Gjyla Halili