SPORT

Kampioni përforcohet me një basketbollist amerikan

Skuadra kampione e Kosovës, KB Golden Eagle Ylli është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

Therandasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Wes Washpun. Basketbollisti amerikan luan në pozitën e organizatorit.

Ai është 29-vjeç dhe i gjatë 185 centimetra. Washpun së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga elita e basketbollit meksikan, Ostioneros de Guaymas, ku luajti me mesatare prej 14 pikëve, 3 kërcimeve dhe katër asistimeve për ndeshje.

Pas javës së 20-të, Golden Eagli Ylli gjendet në pozitën e dytë me 35 pikë, aq sa ka edhe Sigal Prishtina që e kryeson renditjen.

Banner

Related posts

Rënia e Coutinhos, Aston Villa kërkon shumë simbolike për ta larguar

admin

Benzema, drejt fundit të karrierës

admin

Milani fiton përsëri, mposht skuadrën e Berlusconit

admin

Leave a Comment