AKTUALE

Aksion policor në Dobërdoll, arrestohen shtatë shtetase të huaja

Banner

Në orët e para të mëngjesit të datës 12 janar 2025, zyrtarët policorë të SPB Gostivar ndërmorën një aksion kontrolli në një objekt hotelier në fshatin Dobërdoll, rajoni i Gostivarit.

Gjatë kontrollit, u identifikuan dhe u arrestuan shtatë shtetase të huaja të moshës nga 22 deri në 34 vjeç për shkelje të rregullave të qëndrimit turistik.

Sipas raportit të policisë, pesë prej të arrestuarave janë nga Brazili, një nga Kolumbia dhe një nga Venezuela. Ato akuzohen për qëndrim në kundërshtim me qëllimin e deklaruar të vizitës dhe janë transferuar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Autoritetet njoftojnë se kontrollet e tilla do të vazhdojnë për të siguruar zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve për qëndrimet e huaja.

Banner

Related posts

Kurti viziton policin e plagosur: Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia

admin

Në Makedonska Kamenicë kanë votuar 6641 persona, dalja deri në orën 9 3,55 për qind

Gjyla Halili

Editorial: Deri sa “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë gjum, Albin Kurti vjen nga Kosova për të afruar Tetovën me Prizrenin?!

admin