AKTUALE

Shpëtohen 5 fëmijë dhe një i rritur, të cilët ishin bllokuar pas reshjeve të dendura të borës në Maqedoni

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se 5 fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit, përcjell TV21. Nga QMK thonë se rasti është paraqitur në ora 09:53, ndërsa pas veprimeve të ndërmarra, personat në fjalë janë shpëtuar në ora 11:50.

“Në ora 11:50 personat janë nxjerrë me fuoristradë të një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, thonë nga QMK.

Banner

Related posts

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

admin

Formohet Grupi ndërpartiak parlamentar për ndjekje të implementimit të detyrimeve nga Procesi i Berlinit dhe Plani për rritje

Gjyla Halili

Zhurnal: VLEN ka hapur portale partiake për të bërë lajme të rreme (Fake NEWS)

Gjyla Halili