AKTUALE

Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevisë me të birin

Banner

Biznesmeni dhe modeli i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një lajm të gëzueshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se edhe pak orë na ndajnë nga takimi i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e saj, Lukën.

Ilirjani thotë se Parashqevi Simaku do e takojë djalin e saj pas 15 vitesh.

Biznesmeni shprehet se edhe 44 orë e ndajnë Parashqevinë nga takimi me djalin e saj.

Postimi i plotë:

“Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë!

E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie!
Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon”.

Banner

Related posts

Çapuni dhe Camaj Kundër Ndërtimit në Plazhin e Madh: “Mbrojnë Mjedisin dhe Strukturën Demografike të Ulqinit”

Gjyla Halili

Dyfish të diskriminuar, janë shqiptarët e Velesit dhe Prilepit

Gjyla Halili

Ndalimi i shtetasve të Kosovës në kufij nga Serbia, Oda Ekonomike Amerikane: Shkelje e qartë e dispozitave të marrëveshjes

Gjyla Halili