AKTUALE

NË BOGOVINË TË TETOVËS U BË PROMOVIMI I HAFIZES ANIDA BEQIRI

Banner

Sot më datë 02. Janar Reisul Ulema i BFI i shoqëruar nga muftiu i Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili, muftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, dekani i FSHI Prof. Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, drejtori i medresesë Isa Beu Dr. Islam Islami, drejtorët e sektoreve pranë Rijasetit të BFI si dhe shumë hoxhallarë morën pjesë në promovimin e hafizes Anida Beqiri.
Reisul Ulema në fjalën e tij të rastit fillimisht përshëndeti të pranishmit uroi hafizen dhe përmendi se vlera më e madhe që Allahu ia jep dikujt është t’ia mundësojë mësimin e Kuranit përmendësh. Nga informacionet që morëm mësuam se hafizja Anida Beqiri është hafize e parë femër në Bogovinë. Krahas kësaj ajo është medresante e diplomuar dhe aktualisht studente në universitetin Ballkanik në drejtimin inxhinieri kompjuterike. Kjo tregon se të mësosh fjalën e Allahut nuk të pengon që të jeshë e suksesshme në fushat tjera të jetës. Pasi foli mbi vlerën dhe rëndësinë e Kuranit në fund përgëzoj hafizen, prindërit e saj, muhafizin Zulqufli Asllanin si dhe të gjithë banorët e Bogovinës për këtë akt madhorë.
Në fund iu nda hafizes dhe muhafizit nga një dhuratë simbolike nga Reisul Ulema si dhe një dhuratë laptop për hafizen nga muftinia e Tetovës.

Related posts

Lladrovci: Mirëpres shpalljen “investitor strategjik” për kompaninë që do të investojë në Drenas mbi 170 milion euro

admin

Valon Asani: Se kush do jet pjesë e qeverisë vendos sovrani dhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: 6.74 milionë dollarë për tokën tonë, për natyrën, për të ardhmen tonë!

Gjyla Halili