AKTUALE

Petrova: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka shkelur parimet e menaxhimit të përgjegjshëm fiskal

Zëvendësministrja plotësuese e Financave në Qeverinë teknike Elena Petrova akuzon Qeverinë se i ka shkelur parimet e menaxhimit të përgjegjshëm fiskal.


“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së shkeli parimet e menaxhimit të përgjegjshëm fiskal. Është shkelur parimi i qëndrueshmërisë – deficiti buxhetor dhe borxhi publik tani janë barrë e tepruar për ekonominë dhe nuk mbështesin rritjen ekonomike në afat të gjatë”, thekson Petrova në një postim në Fejsbuk, të cilin e ka shpërndarë edhe në një kumtesë për media.

Petrova plotëson se është shkelur edhe parimi i përgjegjësisë ndër breza.

“Një menaxhim i tillë fiskal ndikon negativisht në mirëqenien e gjeneratave aktuale dhe të ardhshme”, shkruan Petrova.

Banner

Related posts

ASH bëhet pjesë e Frontit Europian. Ahmeti dhe Sela sonte nënshkruajnë marrëveshjen

Gjyla Halili

VLEN: MBËSHTETJE TË PAREZERVË PËR KRYEPARLAMENTARIN AFRIM GASHI DHE THIRRJE QË GJYKATA KUSHTETUESE TË MOS HAP “KUTINË E PANDORËS”

Gjyla Halili

KSHZ me propozim për Kuvendin – në Kodin zgjedhor për këto zgjedhje të futet dispozita kalimtare dhe të vlejnë dokumentet e vjetra valide

Gjyla Halili