AKTUALE

Gashi: Shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur në Mal të Zi

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi ka shpreh ngushëllime për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Mal të Zi.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të thella për tragjedinë e tmerrshme që ka ndodhur së fundmi në Cetinje, Mal i Zi, ku dhjetëra njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një akt i paprecedentë dhune.

Bashkëndjejmë me popullin malazez në këto momente të vështira. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre.

Kuvendi i RMV shpreh solidaritetin e plotë dhe mbështetje për autoritetet që po punojnë për të përballuar pasojat e kësaj tragjedie”, shkruan Gashi.

Përndryshe dymbëdhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi.

Banner

Related posts

Lëvizja Demokratike: Me gënjeshtra nuk sulmohet opozita shqiptare!

admin

Sonte në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar patëm takim me strukturat e partisë

Gjyla Halili

Mark Gjonaj:Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lotë dhe dekada vuajtje nga duart brutale të Serbisë,ti themi JO asociacionit të komunave serbe në Kosovë

admin