AKTUALE

Mickoski: Brenda javës çerdhet do të hapen/ Ajdari: A do të kërkoni përgjegjësi nga Limani?

Edhe pse gjatë dy ditëve të fundit ishin kryetemë për shkak të çerdhes në Haraçinë, sot as ministri i politikës sociale Fatmir Limani e as kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahim,i nuk dëshironin të flisnin rreth kësaj. Limani nuk na u përgjigj nëse shefi i tij i kabinetit ka komunikuar me administratën komunale të Haraçinës për ta zgjidhur këtë punë, siç siguroi dje kryeministri Mickoski. Ndërsa kryetari i komunës Ibrahimi përmes telefonit vetëm na e konfirmoi se zyrtarë të ministrisë kanë komunikuar me komunën.
E kjo çështje u hap në seancën kuvendore për pyetje deputetësh. Deputetja e Frontit Europian Rina Ajdari pyeti kryeministrin Mickoski nëse do të kërkojë përgjegjësi ndaj Limanit?
“A do të kërkoni përgjegjësi politike ndaj tij ku? Si? Dhe përmes cilave mekanizma, na thoni ju që jeni ju për sundimin e së drejtës dhe të respektohen ligjet, si ka mundësi që të toleroni shkelje të rëndë të ligjit nga ana e anëtarit tuaj qeveritar”, tha Rina Ajdari.

Mickoski tha se nuk do të përgjigjet në pyetjen e saj, por për banorët e Haraçinës dhe Likovës, duke siguruar se çështja do të zgjidhet për pak ditë.
Pres që deri në fund të javës që ky problem të pastrohet dhe ne prej ditës së djeshme me z.Limanin kemi biseduar, dhe gjatë ditës së djeshme komunikimi është realizuar përmes kabinetit të tij me komunat e tyre dhe në atë mënyrë këto çerdhe që për fat të keq ju kur keni qenë në Qeveri nuk keni mundur që t’i lëshoni dhe të jenë operativ-funksional dhe banorët e Likovës dhe Haraçinës fëmijët t’i dërgonin në këto çerdhe”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Krejt ky debat nisi pasi ministri Limani, i pyetur rreth hapjes së çerdhes në Haraçinë, tha se nuk do të japë nënshkrim për punësime pa i kërkuar falje kryetari i komunës Ibrahimi, i cili e quajti ministër jolegjitim. Një ditë pas kësaj deklarate të Limanit, kryeministri Mickoski u kërkoi falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës për shqetësimet, duke i siguruar se çerdhet do të hapen, pasi për këtë miratimet tashmë janë dhënë.

Related posts

10 milion kanaçe Golden Egale janë shitur në Gjermani

Gjyla Halili

Arber Ademi i reagon VMRO-së dhe puthadorësve shqiptar: Mjaft me shpifje e sulme të pabaza

admin

Kuvenndi s’voton për rishikimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik

admin