AKTUALE

BDI kërkon menjëherë dorëheqjen e deputetit Rijad Shakiri

REAGIM NDAJ NJË SKANDALI:

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër deklaratën e papranueshme dhe të turpshme të deputetit Rijad Shakiri ndaj deputetes Ilire Dauti në Kuvend, kur ai e kërcënoi duke thënë: “Nëse do ishe burrë, do të merresha ndryshe me ty.”

Ky është një sjellje e palejuar dhe akt i pastër diskriminimi gjinor, i cili nuk ka vend në një institucion si Kuvendi.

BDI kërkon menjëherë dorëheqjen e deputetit Rijad Shakiri.

Një individ që shfaq një sjellje të tillë të papranueshme nuk mund të mbajë një post publik dhe të udhëheqë nëpërmjet shembujve të tillë të dhunës verbale dhe diskriminimit.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të reagojnë me urgjencë dhe të sigurojnë që ky akt të dënohet në mënyrë të prerë.

Banner

Related posts

Ilire Dauti: VLEN sot ia ktheu shpinën profesoreshës Besa Kadriu, e cila ishte kandidatja e vetme shqiptare për drejtoreshë e Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë.

Gjyla Halili

KRSRR: Vozitje e kujdesshme dhe e përgjegjshme gjatë festave

Gjyla Halili

Mark Gjonaj njofton ndarjen nga jeta të Louis Popovic: Humbëm një njeri të jashtëzakonshëm

Gjyla Halili