AKTUALE

Argon Dedivanaj mer pjesë në ekzpozitën e skuptores Teuta Nino: Kjo ekzpozitë është frymëzuese për të rinjtë në Malësi

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj mbrëmë ka marr pjesë në ekspozitën personale të skulptores Teuta Nino, e cila është mbajtur në Qendrën për Kulturë në Malësi.

“Ishte vërtet e mrekullueshme të shikoja opusin artistik të veprave të saj, të cilat janë të rangut më të lartë rajonal dhe evropian. Kjo ekspozitë është një shembull i punës së mirë dhe të përkushtuar për artistë frymëzues dhe të rinj nga Malësia”- ka shkruar Dedivanaj.

Të pranishëm në këtë eveniment kan qenë dhe dy artistët e kryeveprës – përmendores së Heroit të kombit Gjergj Kastrioti Skenderbeu e cila u përjetësua më 28 Nëntorë në Tuz, Ardian Pepa dhe Dylber Neziri.

Dedivanaj ka falenderuar zonjën Teuta me shpres që evenimente të tilla të organizohen më shumë në të ardhmen.

Ja postimi plotë i Kryetarit Dedivanaj:

Mbrëmë pata kënaqësinë të marr pjesë në ekspozitën personale të zonjës Teuta Nito, e cila prezantoi punimet e saj këtu në Malësi. Ishte vërtet e mrekullueshme të shikoja opusin artistik të veprave të saj, të cilat janë të rangut më të lartë rajonal dhe evropian. Kjo ekspozitë është një shembull i punës së mirë dhe të përkushtuar për artistë frymëzues dhe të rinj nga Malësia. Gjithashtu, ishte kënaqësi të shpënzoja pakë kohë shoqëruese edhe me Ardian Pepën dhe Dylber Nezirin, dy nga artistët e kryevepres – përmendorës së Skënderbeut në Tuz, të cilët ishin kurator i kësaj ekspozite.
Urime dhe suksese Teuta, le të vazhdojmë të mblidhemi në të tilla evente mjeshtërore kulturore e artistike edhe në të ardhmen!

Related posts

Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë

Gjyla Halili

Osmani: Pjesë e fabrikës së së lajmeve të rreme në në VMRO-DPMNE është se ekziston një dokument nga KE-ja i nënshkruar nga 25 anëtarë për validitet të dokumenteve të vjetra

Gjyla Halili

Osmani: Fronti Europian është besimi se po vijnë ditë më të mira për vendin

Gjyla Halili