AKTUALE

Ilire Dauti braktis komisionin: Qeveria dorëzon 8 ligje vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri Durmishi

Banner

Sot braktisa seancën e komisionit për çështje ekonomike, pasi Qeveria vazhdon të mos respektojë gjuhën shqipe. Nga 8 ligje të propozuara vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ndërsa deputetët e VLEN nuk ishin as prezent në seancë që të ngrejnë zërin për këtë diskriminim.
I bëra thirje publike inspektoratit për zbatimin e gjuhës që të ndjek këtë praktikë antikushtetuese të Qeverisë dhe t’i detyrojë që ligjet të dërgohen në Kuvend edhe në gjuhën shqipe.
Gjuhën tonë do të vazhdojmë ta mbrojmë në çdo formë demokratike, ndërsa sot ranë maskat e atyre që heshtin para VMRO-së, ndërsa paraqiten vetëm kur duhet të përvetësojnë meritat për sukseset që i arrijmë bashkë me shqiptarët.

Ilire Dauti, deputete

Related posts

Kompania ajrore e aeroplanit që u përplas në Toronto po ua ofron nga 30 mijë dollarë secilit pasagjerë

Gjyla Halili

REISUL ULEMA NË DUANË E HIFZIT TË HAFIZIT ADIS GASHI NGA HASANBEGU

Gjyla Halili

Kuvendi i RMV-së: Nuk kemi privilegjuar gazetarë apo media të caktuara

Gjyla Halili