OPINIONE

KUSH LUAN ME GJUHEN SHQIPE, LUAN ME ZJARRIN, I CILI PO MORRI FLAKË, ATA TË PARËT DO TË DIGJEN

Maqedonia e Veriut më 11 Janar 2018 filloi të fliste shqip, çfarë do të sjellë data 11 e Dhjetorit 2024, mbetët të shohim?!
11 Janari 2018, ishte ngjarje historike e shekullore, sepse në këtë datë Gjuha SHQIPE, edhe De Jure u legaliazua në Maqedoninë e Veriut!
Populli shqiptar në përgjithësi dhe në Maqedoninë e Veriut në veçanti, më 11 Janar 2018, shënoi në kalendarin e saj fitore shekullore, sepse Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, pati votuar zyrtarizimin e gjuhës SHQIPE!
Ajo fitore historike, ishte tregues i madh se lufta e armatosur çlirimtare e popullit shqiptar në ish-jugosllavi, nën emblemat UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka dhënë rezulltate të mëdha, pasi Serbia pushtuese është larguar përfundimisht nga Kosova, kurse në Maqedoni të Veriut, populli shqiptar ka synuar të arrijë barazinë e nevojshme, për të cilën edhe ka realizuar një varg suksesesh të mëdha, e njëra prej të cilave më madhorja, është zyrtarizimi i gjuhës SHQIPE!

Nën udhëheqjen e Udhëheqësit të Popullit, Atdheut dhe Kombit Shqiptar Ali Ahmeti, populli shqiptar në Maqedoni të Veriut, më 11 Janar 2018, pati bërë hapin gjigand, atë të arritjes së fitores për shpalljen e SHQIPES, gjuhë zyrtare e shtetërore në Maqedoni të Veriut!
Akti i shpalljes së SHQIPES gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut, ishte nderim e respekt madhor për ngjarjen historike të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir!
Zyrtarizimi më 11 Janar 2018, i Gjuhës SHQIPE, ishte nderim absolut për etërit themelues të alfabetit unik shqiptar euroatlantik në Manastir!
Shpallja e SHQIPES gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut, ishte nderim për gjakun e derdhur për liri, ishte nderim për përpjekjet e mëdha e të jashtëzakonshme të qindra dhe mijëra shqiptarëve patriot e arsimdashës, të cilët kurrë për asnjë çast nuk e ulën aktivitetin dhe angazhimin patriotik e atdhetar që populli shqiptar, të jetë i barabartë me të tjerët dhe zot i fateve të veta në tokën e të parëve, gjyshërve dhe stërgjyshërve të tij!

Ditë të mira do të vijnë për shqiptarët e për gjuhën shqipe, dhe ska forcë antishqiptare në Maqedoni të Veriut, që e nxjerr gjuhën SHQIPE jashtë përdorimit, derisa në udhëheqje të jetë shqiptari i madh, biri i lavdishëm, Udhëheqësi i Popullit, Atdheut dhe Kombit Shqiptar Ali Ahmeti!
11 Janari 2018, zyrtarizoi Gjuhën SHQIPE, ndërkaq 11 Dhjetori 2024, do të mbetet i shkruar me shkronja të zeza për forcat antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, sepse s’ka forcë që e shkulë Gjuhën SHQIPE, ngase ajo i ka rrënjët në gjakun e derdhur për lirinë të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit dhe të folurit të saj lirshëm, pa frigë e ndrojtje, kudo e në çdo instancë shtetërore!

11 Janari 2018, zyrtarizoi Gjuhën SHQIPE, ndërkaq 11 Dhjetori 2024, do të mbetet i shkruar me shkronja të zeza për forcat antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, sepse s’ka forcë që e shkulë Gjuhën SHQIPE, ngase i ka rrënjët në luftën heroike të vitit 2001 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
11 Janari 2018, zyrtarizoi Gjuhën SHQIPE, ndërkaq 11 Dhjetori 2024, do të mbetet i shkruar me shkronja të zeza për forcat antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, sepse s’ka forcë që e shkulë Gjuhën SHQIPE, ngase i ka rrënjët në aktuvitetin e madh politiko-patriotik të Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë politike, trashëgimtare e drejtperdrejtë e UÇK-së!
Gjuha SHQIPE është ruajtur me gjak e me luftë, me gjak e barrikada do të vazhdohet të ruhet, me bllokada e fronte të platformës euroatlantike do të vazhdohet të ruhet e të avansohet, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut!

Të gjithë duhet ta dijnë, se kush luan me Gjuhën SHQIPE në Maqedoninë e Veriut, luan me zjarrin, i cili po morri flakë, ata të parët do të digjen në të!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 9 Dhjetor 2024!

Related posts

Kolumnisti i Kohës, Dauti: “Presidenti i Badenterit”, një ide e kapshme dhe e paparagjykueshme

Gjyla Halili

ALI AHMETI URIME FITORJA

Gjyla Halili

HULUMTIMI JASHTA KORNIZËS TRADICIONALE

Gjyla Halili