AKTUALE

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Sarajit dhe Komunës së Rahovecit

Sot, kryetari i komunës z. Ilas Veseli i shoqëruar nga një pjesë e ekipit të tij takoi kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ku nënshkruan memorandum për bashkëpunim ndërkomunal.

Respektivisht, për të aplikuar në thirrjen për projektet ndërkufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut (CBC) – Linja buxhetore: BGUE-B2023-15.020300-C1-NEAR DELKOS, me Referencë: EuropeAid/182814/DD/ACT/XK me projekt propozimin e përbashkët me titullin “Parandalimi i djegies së hapur të mbetjeve bujqësore dhe komunale përmes ekonomisë qarkore , ripërdorimit të mbetjeve bujqësore dhe riciklimit të mbetjeve.”

E gjithë kjo është me synim të përbashkët për të përmirësuar jetën e qytetarëve, në Komunën e Rahovecit në Republikën e Kosovës dhe Komunën e Sarajit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për të mbrojtur mjedisin dhe stimuluar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
_________________________________________

Banner

Related posts

VLEN: BDI të reflektoj dhe ta përjashtojë Grubin nga partia

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Takim vëllazëror me Ambasadorin Meidiani por edhe interesant!

Gjyla Halili

Jeton Shaqiri: Shqipja nuk është më opsion – është standard!

Gjyla Halili