AKTUALE

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Në Prishtinë është përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë së re – themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 30-vjet më parë, eveniment në të cilin u nderuan lajmëtarët e lirisë, dëshmorët e kombit kombëtar shqiptar.

Në një akademi solemne organizuar nga Shoqëria Lëvizja, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ITSHKSH Shkup dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, Bekim Adili nga Shoqëria Lëvizja, ka folur mbi themelimin e UÇK-së dhe vendimin e madh që u mor më 17 Nëntor 1994.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe ish-anëtari i kryesisë së LPK-së Ramadan Avdiu, i cili foli mbi periudhën e kohës së okupimit të shqiptarëve nga ish-regjimi duke u privuar nga të gjitha të drejtat e tyre.

Sekretari i LPK-së Emrush Xhemajli ka sjellë para të pranishmëve kujtime nga momenti historik i emërtimit të UÇK-së 30 vjet më parë.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur mbi rrugëtimin e shqiptarëve në luftën e tyre për liri.

“Qëndresa e luftëtarëve të lirisë kryesuar nga Shaban Polluzha, të vazhduar nga Shaban Jashari me pushkën e lirisë së bashku me djemtë e tij të përbetuar liri a vdekje Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zia Shemsiu, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë, lindi ideja e themelimit të Ushtrisë së parë çlirimtare – sublimet e popullit të Kosovës e viseve shqiptare nën Jugosllavi, nën domosdoshmërinë për të legjitimuar luftën për liri, pavarësi”, tha Ahmeti.

Related posts

Ali Ahmeti do të organizojë protestë në Shkup në muajin dhjetor në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nesër takim me popullin më Bogovinë

Gjyla Halili

Zëvendësministrja e mbrojtjes, Elfet Ismaili paralajmëron 300 punësime të reja në Armatë!

Gjyla Halili