AKTUALE

NË SHËNIM TË THEMELIMIT TË UÇK-së NGA LPK-së ME GJAKUN E LIRISË

17 NÈNTOR 1994

Nga Epoka e LRBSH, Qëndresa e Luftëtarëve të Lirisë kryesuar nga Shaban Polluzha, vazhduar nga Shaban Jashari me pushkën e Lirisë,së bashku me djemtë e tij, të përbetuar: Liri, a Vdekje – Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zijah Shemsiu, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu…,shumë të tjerë,l lindi ideja e themelimit të Ushtrisë së parë Çlirimtare pas Gjergj Kastriotit “Skenderbeu”, e cila bazohej në sakrificën sublime të popullit të Kosovës, viseve shqiptare nënJugosllavi,në domosdoshmërinë për të legjittimuar luftën për Liri,Pavarsi, Etniter, Dinjiter, Bashkim Kombëtar…

Derisa në Trojet tona Ilire,Dardane,Arbërire,Shqiptare,bëhej Liftë e pabarabartë nënFlamurin Kombëtar, pushtuesit dhe përkrahësit e tyre, njollosin Gjeneratat tona të përbetimit në Atdhe,Komb,Flamur, me propagand të zezë, vrasje, tmerr, gjenocid…

Gjaku i Lirisë, Amametet e të rënëve, na udhëzuan që të emërojmë Ushtrinë Popullore, për të mundur ushtrinë vrastare jugosllave…
Nga viti 1990, në vazhdim, filluan përgaditjet e përbashkëta në hapësirën shqiptare: Veri – Jug, duke u bashkuar me mërgimtarët bashkëluftëtarë…., të cilët, së bashku, në Ujëmirë, në anën e Kërçovës (Pranverë 1993), në të njëjtin vit, në fund të Korrikut, fillim të Gushtit, në Prishtinë, shqyrtuan programin, statutin e LPK-së, krijimin e Ushtrisë Çlirimtare…
Bazuar në këtë vendim, Kryesia e LPK-së, më 17 Nëntor, vendosi të emërojë Ushtrinë tonë, të parën ças Gjergj Kastriotit…

Bazuar në luftën Shekullore të popullit të Kosovës, si dhe në emrin e LPK-së, u aprovua emri-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, propozimi Ushtria Çlirimtare Kombëtare, mbeti që të realizohej pas luftës legjitime të Kosovës Legjendare…

Ëmblema rrethore UÇK-së, ngjyra e gjakut të Lirisë, rrethuar me ngjyrën e verdhë, sikur Flamuri i Fitoreve…

Ky vendim i Kryesisë së LPK-së,u aprovua edhe nga Këshilli i Përgjithshëm i LPK-së, në vazhdim edhe nga mbledhjet brenda vendit…
Në mesin e Çlirimtarëve, kudo, nën këtë Ëmblemë, në krahë e Zemër, luftohej trimërisë, duke thyer mitin e pathyeshmërisë ushtrisë vrastare jugosllave…
Pasoi legjitimiteti edhe përkrahja nga Shqipëria, Bashkimi Europjan, Shtetet e Bashkuara dhe gjithë popujt liridashës të planetit Tokë…

Lavdi të gjithë të rënëve nën Flamurin Kombëtar, nën tre Emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën shenjat e shenjta të Popullit tonë të Lashtë e të Ri…

17 Nëntor 2024, Prishtinë.

Lëvizja Popullore e Kosovës,
Shoqata e Veteranëve të luftës,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës,
Kryesia
Kryetar, Fazli Veliu-Daja!

Banner

Related posts

Mexhiti nga Karshiaka: Këto zgjedhje do të jenë REFERENDUM!

Gjyla Halili

Përshpejtim gradual të rritjes ekonomike dhe inflacionit mesatar prej 3,5 për qind, parasheh Banka Popullore

Gjyla Halili

Ftesë për paraqitje të ofertave nga operatorët e licencuar për distribuim të energjisë elektrike

Gjyla Halili