Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në një intervistë për MIA-n tha se, nuk mund të jap përgjigje konkrete nëse deri në fund të dhjetorit do të fillojë ose jo procedura për ndryshimet kushtetuese në kontekst të hapjes së negociatve me BE-në.
Edhe mundemi por edhe nuk mund të themi [kur do të fillojë procesi i ndryshimeve kushteteve]. Nëse diçka nuk varet nga ne, nuk mund ta pohojmë se do të ketë ose jo”, tha Gashi.
Ai pret që të kur të ketë çfarë do lloj përparimi rreth kësaj çështje, të jetë i informuar dhe thotë se kur të ndodhë kjo, menjëherë do ta fillojë procedurën.
Por kjo çështje, siç thotë ai, ka dy komponenta – njëra është ajo procedurale dhe e dyta është vullneti politik.
Sa i përket komponentës procedurale, Gashi thotë se, Kuvendi së bashku me shërbimet dhe me komisionin është i gatshëm në çdo kohë kur të ketë propozim për ndryshimet kushtetuese t’i vendos në rend dite dhe me atë të fillojë procedura dhe të përfundojë siç është e paraparë me Kushtetutën dhe Rregulloren.
“Pjesa e dytë që ka të bëjë me vullnetin politik, ajo është çështje më shumë për aktorët politik, liderët e partive politike, e shumicës apo dy të tretën e deputetëve të cilët duhet t’i miratojnë ato ndryshime dhe për këtë nuk mund të përgjgijem”, tha Gashi.
Kujtojmë se, në raport me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.