AKTUALE

REISUL ULEMA TAKOI EDHE ZËVENDËS MINISTRIN E HAXHIT DR. ABDULAZIZ VEZZANIN

Pas takimit me Ministrin e Haxhit Eks.e tij Dr. Teufik Rebiah me ç’rast u nënshkrua marrëveshja e Haxhit 2O25 Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai sot më 14.01 2025 u takua edhe me Zv. Minisirin e Haxhit Dr. Abdylazuz Vezzanin.
Takimi kaloi në një ambijent të ngrohtë miqësor dhe vëllazëror, ku Zv. Ministri Zevvani shprehi urimet dhe falënderimet e Ministrisë për bashkpunim të mirëfilltë, përgatitje dhe organizim të shkëlqyer të haxhit të kaluar me bindje se do vazhdohet kjo rrjedhë e shkëlqyeshme e organizimit të Haxhit.
Reisul Ulema përzemërsisht falënderoi Zv.ministrin për takimin dhe fjalët miradije për punën e BFI dhe kjo le të jetë një inspirim për organizim edhe më të mirë.
Në fund në shenjë respekti ndanë dekorata tē ndërsjella.

Banner

Related posts

Xhaferi në rrugën Kërçovë-Dibër: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane

Gjyla Halili

Tubimi në Teqe të Tetovës ngjall frigë në VLEN, shpërthejnë shpifjet në mediat e afërta me ta!

Gjyla Halili

Bexheti: Është e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mbetet vigjilent, ende ka rrezik

Gjyla Halili