Ajo për të cilin më së shumti kanë nevojë qytetarët sot për sot është një strategji e mirëfilltë që do të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike, dhe rrjedhimisht në përmirësimin e standardit jetësor për të gjitha shtresat. Ndërkaq, ajo për të cilin kanë nevojë në periudhë afat gjate është vazhdimi i rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE. Sipas projeksioneve makroekonomike vjeshtore, për këtë vit rritja ekonomike është projektuar në 2,3 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm në 3,3 për qind. Në afat të mesëm, vlerësimet për rritjen janë të pandryshuara. Në periudhën 2026 – 2027 pritet përshpejtim i mëtutjeshëm i rritjes, në pajtim me pritjet për ambient më të volitshëm të jashtëm dhe aktivitete të përforcuara investuese lidhur me karakterin afatgjatë të ciklit infrastrukturor publik. Rreziqet për rritjen edhe më tej janë cekur dhe janë kryesisht të pavolitshme, shkruan Zhurnal.
Banka popullore: Rritja ekonomike 2,3 për qind, inflacioni 3,5 për qind –
Ngadalësim të inflacionit dhe rritje më të dobët të ekonomisë vendore për këtë dhe për vitin e ardhshëm në krahasim me pikëpamjet e prillit, parasheh Banka popullore. Sipas projeksioneve makroekonomike vjeshtore, për këtë vit rritja ekonomike është projektuar në 2,3 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm në 3,3 për qind. Në afat të mesëm, vlerësimet për rritjen janë të pandryshuara. Në periudhën 2026 – 2027 pritet përshpejtim i mëtutjeshëm i rritjes, në pajtim me pritjet për ambient më të volitshëm të jashtëm dhe aktivitete të përforcuara investuese lidhur me karakterin afatgjatë të ciklit infrastrukturor publik. Rreziqet për rritjen edhe më tej janë cekur dhe janë kryesisht të pavolitshme.
Siç kumtoi sot guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, vlerësimet më të reja e konfirmojnë pikëpamjen e prillit për shkallën mesatare të inflacionit prej 3,5 për qind në vitin 2024, edhe pse në tremujorin e fundit priten zhvendosje të caktuara në rritje në raport me prillin. Në afat të mesëm (2026 – 2027) pritet stabilizim i nivelit në rreth 2 për qind gjatë shterrjes së pritshme të efekteve nga tronditjet e jashtme të çmimeve, pritjeve të ankoruara të inflacionit dhe mungesës së presioneve më të konsiderueshme përmes kanalit të kërkesës vendore. Si rreziqe edhe më tej konsiderohen çmimet e produkteve primare, të cilat nën ndikim të kontekstit jostabil gjeopolitik dhe faktorëve të klimës, si dhe politikave vendore me të cilat ndikohet ndaj kërkesës agreguese në ekonominë vendore.
Sipas guvernatores Angellovska-Bezhoska, sistemi bankar edhe më tej do të sigurojë mbështetje solide kreditore. Deri në fund të këtij viti pritet rritja kreditore të jetë stabile dhe të paraqesë 7,5 për qind.
“Pritet rritje edhe në afat të mesëm, por pak më e matur dhe me shkallë mesatare prej 7,2 për qind për periudhën 2025 – 2027, në kushte të pozicionit solid kapital dhe të likuiditetit të bankave. Rritja kreditore, si deri më tani, do të mbështetet nga rritja e depozitave, si burim kryesor i financimit. Në fund të vitit 2024, pritet rritje solide vjetore e depozitave prej 7,9 për qind, ndërsa në afat të mesëm për periudhën prej vitit 2025 deri në vitin 2027 prej rreth 7,7 për qind, mesatarisht”, tha guvernatorja.
Në pajtim me rikuperimin e ekonomisë botërore dhe kërkesës së huaj, edhe më tej pritet përshpejtim gradual i rritjes edhe i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.
“Në kushte të ngadalësimit të konsiderueshëm të inflacionit vendor dhe tregut të volitshëm devizor, por kur ende ekzistojnë rreziqe, Banka popullore filloi me normalizimin e kujdesshëm të politikës monetare. Banka popullore, me kujdes, në bazë ditore, do t’i ndjekë të dhënat makroekonomike dhe rreziqet të cilat eksiztojnë akoma si deri më tani, do t’i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme, duke i shfrytëzuar të gjitha instrumentet e disponueshme, për shkak të ruajtjes së stabilitetit të kursit devizor dhe stabilitetit të çmimeve”, konkludoi Angellovska-Bezhoska.
Kujtojmë që rritja e inflacionit rriste numrin e qytetarëve të varfër-
Kostoja e jetesës rritej me shpejtësi të madhe saqë qytetarët edhe ziheshin në befasi. Jemi dëshmitarë se çmimet e shumë produkteve ushqimore janë rritur jashtëzakonisht shumë, edhe përkundër faktit që kishte disa masa për ngrirje të çmimeve, sërish gjendja e çmimeve mbetet shqetësim kryesor i qytetarëve. Si gjithmonë, më të prekurit do të jenë ata që deri tani kanë jetuar me të ardhura të ulëta, ose fare pa të ardhura që kanë qenë nën mëshirën e humanizmit.
Tashmë po bëhen llogaritë se për çfarë kemi para dhe për çfarë nuk kemi dhe po bëhen kompromise për cilësinë e ushqimit dhe strehimit. Pritet që një pjesë e qytetarëve të cilët në të kaluarën ishin në rrezik të varfërisë të bien nën pragun dhe po pritet të rritet numri i të varfërve. Fatkeqësisht, qytetarët që ende jetojnë nën atë vijë do të gjenden në një situatë edhe më të pafavorshme, pa kushte minimale për një jetë me dinjitet.
Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.
Situatë jo e lehtë për tu përballuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi rritja e çmimeve u bë traditë e zakonshme madje edhe javore që çdo javë pothuajse kishte ndryshim çmimesh, nuk dihej se cilat masa dhe çfarë ndikimi kishin ato masa antikrizë të marra nga Qeveria, sepse në praktikë secili qytetarë është në krizë të thellë. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.
Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme. Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk