AKTUALE

Grubi: Përmbushëm premtimin para afatit të parashikuar, rritëm përsëri pagën minimale

Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar, atë të rritjes së pagës minimale konform metodologjisë së re që ka për synim përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor” kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik – Social u vendos që paga minimale të shënojë rritje të re për rreth 12%, respektivisht për 2.175 denarë duke arritur kështu rekordin prej 20.175 denarë.

Grubi tha se vendimi i sotëm që nënkupton përshtatje lineare të pagave për 27.000 të punësuar në sektorin publik dhe 3.000 të punësuarve në institucionet kulturore do të aplikohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në muajin prill.

Banner

Related posts

Kuvendi për sot ka caktuar seancë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

Gjyla Halili

Fronti n’shesh të Tetovës, Xhaferi: Pa Frontin Europian nuk ka qeveri! Ne kemi besimin dhe bekimin e këtij populli…

Gjyla Halili

Afrim Gashi nis me ndryshime! Largon nga zyra e tij flamurin kombëtar Kuq e Zi…

Gjyla Halili

Leave a Comment