AKTUALE

Sondazhi fillestar i CNN: Më shumë votues kanë pikëpamje pozitive për Harris sesa për Trump

Afërsisht 46% e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për zëvendëspresidenten Kamala Harris, por jo për ish-presidentin Donald Trump, sipas rezultateve fillestare të exit poll-it të CNN në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ndërsa një përqindje pak më e vogël – rreth 42% – kanë një pikëpamje pozitive për Trump, por jo për Harris.Rreth 8% e votuesve në nivel kombëtar kanë pikëpamje negative për të dy kandidatët, një tregues më i lartë se viti 2020, por në rënie nga 18% në vitin 2016, shkruan CNN.Gati gjysma e votuesve thonë se Trump, por jo Harris, është shumë ekstrem, ndërsa rreth 36% thonë se vetëm Harris është shumë ekstrem, 8% thonë se të dy kandidatët janë dhe 5% që asnjëri nuk është.Përafërsisht gjysma e votuesve thonë se do të ishin optimistë ose të emocionuar nëse Harris fiton, ndërsa pjesa tjetër thonë se do të ishin të shqetësuar ose të frikësuar; këto shifra janë të ngjashme për pikëpamjet për një fitore të Trumpit. Ndërsa, më shumë se një e treta e votuesve thonë se do të frikësoheshin specifikisht nga një fitore e Trump, krahasuar me më pak se 3 në 10 për Harris.

Related posts

Ali Ahmeti: Më 28 janar të motit 2024, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

KRRE-ja publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

admin

Osmani: “61 deputetë” është thirrja më shoviniste e mundshme në një shtet multietnik

Gjyla Halili