AKTUALE

Kush është biznesmenia në Maqedoni që për një ditë fitoi 9.2 milionë euro?!

Ish-drejtoresha Sonja Bibanovska fitoi 9.2 milionë euro brenda një dite pas shitjes së 11 për qind të aksioneve që kishte në kompaninë më të madhe hotelierike vendore “Maqedoniaturist”.

Bibanovska, ish-drejtoreshë dhe anëtare e Bordit Drejtues të “Maqedoniaturist”, tanimë në pension, që nga dje nuk është as aksionare e kësaj kompanie.

Ajo i shiti të gjitha aksionet me të drejtë vote (gjithsej 50.953 aksione) me çmim prej 11.070 denarë për aksion dhe nga shitja për një ditë arkëtoi 9,2 milionë euro.

Jozyrtarisht mësojmë se aksionet janë blerë nga një grup i përbërë nga tre persona juridikë nga vendi, të cilët synojnë të rrisin pjesëmarrjen e tyre në strukturën aksionare të kompanisë më të madhe hoteliere në Maqedoni. Por nuk bëhet e ditur se kush janë, edhe pse ditë më parë u lakuan emra të biznesmenëve shqiptarë.

Aksionari më i madh në atë kompani mbetet, të paktën për momentin, Done Tanevski, që llogaritet si një nga krerët kyç disavjeçar të kësaj kompanie.

Related posts

Ademi: Figura e Ali Ahmetit e pakontestueshme, besimi i qytetarëve tek BDI po rritet

admin

Xhaferi: Në Ankara do të kërkohen informacione se çka duhet të bëhet më tutje për ekstradimin e Palevskit

Gjyla Halili

SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor

Gjyla Halili