AKTUALE

Mënyrë e re e pagesës së biletës së autobusit në Shkup përmes numrit 185

Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP-JSP) Shkup dje prezantoi një mënyrë të re për blerjen e biletës së udhëtimit përmes numrit të telefonit 185 dhe aplikacionit të ri celular “Skopjebus”, i cili do të jetë i disponueshëm nga 30 tetori.

Me këtë risi, pasagjerët mund të blejnë një biletë për transportin urban me vetëm një telefonatë dhe pa pasur nevojë të përdorin një validator.

Për të blerë një biletë, pasagjeri duhet të telefonojë vetëm numrin 185, pas së cilës do të dëgjojë një sinjal “bip” dhe një mesazh zanor që konfirmon blerjen e një bilete me të njëjtin çmim prej 40 denarë. Që në momentin e telefonatës, bileta aktivizohet dhe pasagjeri merr një mesazh SMS për konfirmim.

Banner

Related posts

Musa: Jam deputete e ASh-së, por nuk e tradhtoj besimin që ma dhatë – ndryshimin do ta çojmë përpara

Gjyla Halili

Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump: U panë duke endur rrugëve të Uashingtonit

Gjyla Halili

Drejt Presidencës!

Gjyla Halili