AKTUALE

Përplasje ministrash, shkas gjuha shqipe, Mexhiti paralajmëron Minçevin

Në Qeveri ka vendim që të respektohet dygjuhësia, kurse ata që nuk respektojnë këtë bëjnë shkelje ligjore. Në këtë mënyrë, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka komentuar informacionet se Ministria e Administratës Publike komunikon me publikun vetëm në gjuhën maqedonase.
Ka vendim në Qeveri që të respektohet dygjuhësia dhe çdo ministri duhet të drejtohet në dy gjuhë duhet të jetë edhe në maqedonisht edhe në shqip. Nëse nuk nuk e respekton këtë bën shkelje ligjore”, u shpreh Mexhiti për gazetën LAJM.

Ministria e Administratës Publike, tanimë pesë muaj komunikon me publikun vetëm në gjuhën maqedonase, duke shmangur detyrimin ligjor për t’i informuar qytetarët shqiptarë në gjuhën e tyre amë.

Ueb-faqja e kësaj ministrie, e cila është e përbashkët me Ministrinë e Trasnformimit Digjital, gjatë kësaj periudhe shqipen e ka përdorur vetëm njëherë, edhe atë për një ngjarje që nuk ka kurrfarë lidhje me fushëveprimin e këtyre dy ministrive.

Ministri i Administratës, Goran Minçev tha se janë duke përgatitur ueb-faqe të re, e cila do të jetë edhe në shqip.

“Ne momentalisht e shfrytëzojmë të vjetrin e MSHIA-së, i cili është ashtu siç është dhe shpresoj që në të ardhmen shpejtë do të vijmë ueb i cili do të jetë në… Do të jetë edhe në shqip? Po po, gjithsesi”, tha Goran Minçev, ministër i Administratës Publike.

Banner

Related posts

Kandidatet për deputet nga Fronti Europian, Merita Mustafai dhe Rina Ajdari kan mar pjesë të trajnimin e organizuar nga IRI

Gjyla Halili

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb organizoi pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

admin

Është caktuar paraburgim 30-ditor për Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan

Gjyla Halili