AKTUALE

Perinski kundër parave të komunave për Akademinë Shqiptare, Mexhiti: Me mjete të komunave është financuar UT-ja

Mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar për themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Pasi që kryetarët e komunave të VLEN-it në Tetovë, Zhelinë, Çair dhe Gostivar kanë paralajmëruar mjete për këtë qëllim, ministri i vetëqeverisjes lokale nga VMRO-DPMNE, Zllatko Perinski, theksoi se nuk ekziston mundësi e tillë ligjore. Sipas tij, komunat kanë mundësi të financojnë shoqatat dhe organizatat joqeveritare, por qëllimet e tyre duhet të jenë në përputhje me kompetencat themelore të komunës.
Komunat shqiptare kanë sjellur një vendim që do ta mbështesin këtë iniciativë për formimin e Akademisë, kështu kemi pasur në të kaluarën edhe iniciativa të tjera siç ka qenë Universiteti i Tetovës që është përkrahur nga tre komunat shqiptare me buxhet dhe me ndihma të tjera logjistike, kështu do të ndihmohet edhe tani, mirëpo duhet ta kenë parasysh se kjo ka të bëjë me avancimin e shkencës, arsimit”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër i parë.

Idenë e kryetarëve të komunave të Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit e refuzuan më herët VMRO-DPMNE dhe LSDM, këshilltarët e të cilëve nuk do të votojnë propozimin për buxhetin komunal. Nuk ka mbështetje as nga BDI. Zyrtarë të kësaj partie theksuan se BDI-ja nuk pajtohet me këtë parim të funksionimit, sepse ideja e Akademisë Shqiptare u propagandua si organ në nivel kombëtar dhe tani është vendosur në nivelin e organizatës joqeveritare.

Banner

Related posts

Toshkovski: Polici kufitar ka qenë i impresionuar nga madhësia politike e Grubit dhe nga automjeti luksoz

Gjyla Halili

Ahmeti: Kush prek gjuhën shqipe, prek themelin e shtetit

Gjyla Halili

OKM propozon krijimin e një hallke për krahasimin e çmimeve të produkteve, qeveria nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një ueb faqe të përgjithshme

Gjyla Halili